Sport

Ancelotti: Këtë sezon Liga e Kampionëve do të jetë më e vështirë

Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munichut, ka folur rreth sezonit të ri në Ligën e Kampionëve
Strategu italian mendon se këtë sezon Liga e Kampionëve do të jetë edhe më e vështirë për tu fituar pas rikthimit të Manchester Unitedit dhe Chelseas në këtë garë.

“Liga e Kampioneve këtë vit do të jetë më konkurruese, sepse ekzistojnë disa skuadra të rëndësishme angleze në garë si United, City, Chelsea, Tottenham, Liverpool “, tha italiani.

“Liga e Kampionëve me siguri do të jetë më konkurruese dhe më e vështirë për tu fituar kësaj radhe”, ka theksuar ai.

Ancelotti në vitin 2014 kishte fituar Ligën e Kmapoionëve me Real Madridin për herë të fundit. /Express/