Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj gjatë një takimi me qytetarë ka thënë se me qeverisjen e tij, liberalizimi i vizave do të bëhet për 90 ditë.Lidhur me këtë analistët janë shprehur skeptik se liberalizimi mundë të bëhet për 90 ditë pasi që Kosova duhet të kaloj në disa procese e një ndër ta është edhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se liberalizimi i vizave varet nga Bashkimi Evropian dhe për tre muaj nuk mund të përmbyllen të gjitha proceset.
“Premtimi për heqjen e vizave brenda tre muajsh është problematik edhe në kuptimin procedural. Unë nuk dyshoj në vullnetin e Ramush Haradinajt, nëse bëhet kryeministër, që kjo të ndodh shpejt.
Por, është vetë qasja e Bashkimit Evropian, procedurat e nevojshme që duhet ndjekur dhe përvoja nga e kaluara në raste të tilla që tregon se tre muaj është një kohë e pamjaftueshme për t’u përmbyllur proces,” deklaron ai.Ndërsa analisti Dardan Islami theksoi se edhe nëse Kosova i përmbush të gjitha kushtet liberalizimi nuk mundë të bëhet para dhjetorit.“Liberalizmi i vizave nuk mundë të bëhet para dhjetorit, edhe nëse përmbushën te gjitha kushtet,” shprehet Islami.E Fadil Lepaja tha se premtimi për liberalizimin e vizave është premtim elektoral nga Ramush Haradinaj pasi që ai është njëri nga akterët kryesor që e penguan atë.
“Liberalizimi i vizave është premtim elektoral, por edhe mund të jetë i bazuar në mundësi reale, pasi që z.Haradinaj ishte njeri nder akterët kryesor qe e penguan atë, muajve të fundit. Kështu që ai duket se e di ku fshihet lepuri, thënë në mënyrë metaforike” deklaron Lepaja.Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale ka bërë që liderët të mos shohin fundin e premtimeve para qytetarëve për çështje të ndryshme.