Ishte spektakli “The Voice of Albania” ku ajo u bë e njohur për publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaren nga Prizreni, Ana Kabashi, e cila njihet për këndimin e saj live dhe mbrëmjeve të shumta muzikore nëpër lokale.
Ajo po ashtu komentohet shpesh edhe për format e saj trupore dhe mënyrën e veshjes, ku një pjesë të madhe të kohës e kalon në palesër.
Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram ajo shihet teksa ka shkuar të rregullohet, por ajo çfarë bie në sy janë format trupore të saj, më saktësisht të pasmet gjigante të saj.
Ndryshe, Ana mbrëmë ishte e ftuar në “Big Mama’s Party”, pasi këngëtarja nga Shkupi festoi 32 vjetorin e lindjes, dhe kishte të ftuar shumë prej këngëtarëve të estradës. E kjo paraqitje e Anës ishte pikërisht për ditëlindjen e Bigit.