Aktuale

Amnesty: Vendimi i Hagës konfirmoi fajin individual të Mlladiqit

Vendimi i Gjykatë së Hagës ka konfirmuar përgjegjësinë penale individuale të Ratko Mlladiq.

Kështu thuhet në një deklaratë të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”.

“Vendimi i sotëm më në fund i solli drejtësi dhjetëra mijëra viktimave të konflikteve të armatosura në Bosnje dhe Herzegovinë pas më shumë se 20 vjetësh, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq u dënua nga Haga me burgim të përjetshë,. njofton Klan Kosova.