Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas amerikan i cili po udhëtonte për në Frankfurt dhe gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme.
Me urdhër të prokurorit është liruar të udhëtojë ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.