SHBA’ja po përgatitet të investojë dhjetëra miliardë dollarë në modernizimin e 400 raketave balistike bërthamore ndërkontinentale që nga shumë konsiderohen si mbetje të panevojshme të Luftës së Ftohtë.
Në vitin 2009 në Pragë, presidenti amerikan, Barack Obama, krijoi pritshmëri të mëdha në botë duke theksuar se do të arrijë objektivin për një botë pa armë bërthamrore, duke theksuar përgjegjësinë morale të SHBA-së për të vepruar.
Por, pavarësisht shpresës së krijuar, administrata amerikane nuk e anuloi projektin e modernizimit të raketave ndërkontinentale, transmeton atsh.
“US Air Force” parashikon të zëvendësojë raketat “Minuteman III” duke filluar nga viti 2030, me raketa krejtësisht të reja, për një vlerë rreth 86 miliardë dollarë, në 50 vite që zgjat ky program.