Rajon & Botë

Amerika dënon sulmin e tmerrshëm në Londër

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka dënuar sulmin e dyshuar si terrorist që ndodhi sot në Londër, pranë Parlamentit britanik.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre. Populli amerikan bashkëndjen dhe lutet për popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Tillerson.

“Ne dënojmë këto akte të tmerrshme të dhunës, dhe pavarësisht se a janë kryer ato nga individë me të meta apo nga terroristë, për viktimat nuk ka dallim”, është shprehur kryediplomati amerikan. /Express/