Aktuale

Ambulancat e reja specialistike, rritet numri i shërbimeve për pacientët

Për katër muajt e këtij viti (2019), ambulancat e reja specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë ofruar më shumë se 51 mijë shërbime për pacientët.

Siç njofton QKUK, me nderimin e objektit të ri është rrit edhe numri i trajtimit të rasteve është rritur dukshëm në krahasim me vitet e kaluar.

“Numri i trajtimit të rasteve është rritur dukshëm në krahasim me vitet e kaluara, me ndërtimin e objektit të ri, një investim i bërë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë, i cili ofron hapësirë për operim të 36 ambulancave specialistike”, thuhet në njoftim përcjellë FaktePlus.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se me infrastrukturën moderne dhe pajisjet e dorës së fundit, ambulancat specialistike japin mundësi me të mira tretmani për pacientët.

“Me një infrastrukturë moderne dhe pajisje të dorës së fundit, ambulancat specialistike japin mundësi më të mira tretmani për pacientët dhe kushte më të përshtatshme pune për stafin shëndetësor. Instalimi i sistemit modern të menaxhimit në hapësirat e reja ka vënë rend e rregull dhe ka eliminuar tollovitë dhe mundësitë për kontrolle mjekësore pa rend, kthyer në një fenomen më herët te ambulancat e vjetra në bodrum, të cilat nuk siguronin as kushte minimale”, thuhet mes tjerash.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij viti kanë planifikuar investime tjera në infrastrukturë e pajisje të reja.