Aktuale

Ambasadorja Kiliç mbetet nën kujdesin intensiv

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv në QKUK pas aksidentit të mbrëmshëm në komunikacion.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi mjeku, Agron Çitaku, i cili mbrëmë e kishte trajtuar ambasadoren.

“Unë e kam pranuar dje rastin dhe e kam mbikëqyrë gjendjen, pastaj ka ardhur ndërrimi tjetër. Momentalisht nuk kam informacione pasi që ambasadorja gjendet nën kujdesin intensiv e jo në urgjencë”, deklaroi ai.

Si pasojë e aksidentit ku ishte e përfshirë edhe Kiliç, humbën jetën katër persona.

the authorBurbuqe Metolli