Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, është nënshkruar e para në Librin e Zisë, i cili u hap sot nga Qeveria e Kosovës, në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.
Libri i Zisë gjatë dy ditëve do të jetë i hapur prej orës 9:00 deri në orën 12:00
Bajram Rexhepi ka vdekur të hënën e kaluar (21 gusht) në një spital të Turqisë, pasi që në prillin e kaluar kishte pësuar sulm në tru. /KosovaPress/