Aktuale

Ambasadorja e Britanisë në OKB ka një thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos merren tepër me çështjet e “taktikave” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se të dyja palët me ndihmën e BE-së duhet të angazhohen në normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo është mënyra e vetme që të avancojnë në integrimet evropiane.

“Unë dua të inkurajoj të dyja palët që të mos angazhohen shumë në aspektin e taktikave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por t’i drejtohen qëllimeve më të larta dhe të bëjnë çdo përpjekje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për të normalizuar marrëdhëniet”, tha Pierce në një konferencë shtypi pas sesionit të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nën kryesimin e Britanisë.