Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, paralajmëroi se nëse nuk ndryshon marrëveshja bërthamore me Iranin do të mund t’i mundësojë Teheranit të shndërrohet në kërcënim nëpër qytetet amerikane nga lloji i njëjtë si edhe Koreja e Veriut.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të duhet të vendosë deri në mesin e muajit të ardhshëm nëse mendon se Irani i realizon obligimet e tij nga marrëveshja ose do të kërkojë sanksione të reja ndaj Teheranit.
Në bazë të marrëveshjes nga viti 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Teherani duhet ta ndalojë programin e tij bërthamor dhe të lejojë inspektime në këmbim për heqjen e një pjese të sanksioneve.