Aktuale

Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Vota e Serbisë kundër nesh do t’iu kthehet bumerang

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych thotë se votimi i Serbisë kundër rezolutës së OKB’së për Krime “mund t’i kthehet Serbisë si bumerang”.

Ai ka thënë se nuk mund ta besoj se Serbia ka votuar kundër kësaj rezolute, për shkak se në disa pika në të ardhmen, një vendim i tillë mund t’i kthehet si bumerang Serbisë në përpjekjet e tyre për ta mbajtur Kosovën, por “nuk po e kuptoj pse”, thotë ambasadori, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se u përpoq të marrë një shpjegim nga qeveria e Serbisë se pse Serbia votuan kundër rezolutës, por nuk pati sukses.

Serbia ishte në mesin e vendeve që këtë javë kishin votuar kundër draftit të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e cila në fund u miratua, duke bërë thirrje për “monitorimin ndërkombëtar të situatës në lidhje me të drejtat e njeriut në Krime”.

Ambasadori ukrainas tani thotë se lëvizja e Serbisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet në mes të dy vendeve, por se ai “u ndje keq kur qeveria serbe votuan kundër Ukrainës”.

“Ne gjithmonë e kemi mbështetur Serbisë kur ishte fjala për Kosovën, as ne nuk e njohim pavarësinë e saj. Ne pothuajse nuk pranuam që Kosova të luaj futboll dhe basketboll në territorin tonë, sepse ne nuk i njohim pasaportat e Kosovës. Ne nuk po bëjmë asgjë kundër interesave të Serbisë dhe sinqerisht, për këtë votim, jemi të mërzitur”, tha Aleksandrovych.

Ai shtoi se ishte i “sigurt” që Serbia ka ndryshuar qëndrimin e saj gjatë votimit në OKB “për shkak të presionit nga Rusia”.

“Ndoshta Rusia e ka kërcënuar Serbisë se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nuk e di këtë, por nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, Kosova është Serbi, Krimea është Ukrainë”, ka thënë ambasadori./GazetaExpress/