Aktuale

Ambasadori i SHBA-ve Lu “vizitë” në selinë e PD-së, 1 ditë para votimit të vettingut

Dita e nesërme pritet të jetë e ngjeshur për sa i përket jetës parlamentare pasi si rrallë herë do të zhvillohet një seancë para fillimit të shtatorit dhe kjo për shkak të votimit të ligjit të vettingut.

Mëngjesin e sotëm ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu shkoi për një vizitë në zyrat e Partisë Demokratike.

Ende nuk ka një informacion për këtë takim, pro kjo lidhet me votën që do të japë PD nesër në parlament për vettingun, duke pasur parasysh që gjatë votimit në parim opozita nuk mori pjesë.

Ndërsa sot depozitoi në Kuvend amendamentet e veta për këtë ligj. /Gazeta Express