Rajon & Botë

Ambasadori rus në Izrael në gjendje të rëndë shëndetësore, besohet se u helmua

Ambasadori rus në Izrael u dërgua sot në orët e mëngjesit në spitalin e Tel Aviv, pasi nuk po ndjehej mirë

Ambasasori i Rusisës në Izrael, Aleksandr Shein, u shtrua në spital në Tel Aviv, pasi nuk u ndje mirë pas një darke që e hëngri në restaurant, shkruajnë mediat ruse, transmeton Gazeta Express.

Shein u dërgua në njësitin e kujdesit intenziv të spitalit Ichilov.

Zëdhënësi i ambasadorit, Alexey Drobinin ka konfirmuar se ai u shtri në spital dhe se ishte në gjendje jo të mirë, mirëpo tani thotë se iu është përmirësuar gjendja.

Deri tani, ende nuk ka pasur asnjë koment nga ambasada ruse në Izrael./GazetaExpress/