Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, sot me fillim prej orës 10:30, do të takojë kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për medie.
Kosnetti do të jetë ambasadori i parë i cili do ta takojë Osmanin pas marrjes së postit të kryeparlamentares.