Aktuale

Ambasadori i Zvicrës: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.“Më në fund në praninë tuaj Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme.

Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”, tha ai.Ai morri pjesë në Festivalin Multikultorërë të organizuar nga Zëri i Romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit.

Sipas tij, qendrat pas shkollës duhet të institucionalizohen, sepse fëmijët në vend se të jenë në shkolla po ndodhen në rrugë.