Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie i ka dalë në mbështetje ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.
Kjo e fundit, mori vendim për suspendimin e zyrtarëve korrektues ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“E mirëpres suspendinin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humb besimin në drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan Greg Delawie në Twitter.