Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se sot Mbretëria e Bashkuar sot do të largohet nga Bashkimi Evropian dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët në BE, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Britania do të mbetet forcë për të mirën e botës dhe se do të mbeten të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve, përfshirë Kosovë dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.
Postimi i plotë në Facebook:
Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.