Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell i ka bere thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë një debat publik në lidhje me demarkacionin dhe t’u sqarojë qytetarëve me fakte se si u demarkua kufiri me Malin e Zi, raporton KTV.
O’Connell pas takimit me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet folur ne ajër por duhet shikuar të gjitha faktet.
Në anën tjetër ministri Hoxhaj ndonëse ka folur për rëndësinë e demarkacionit me një shtet anëtar të OKB-së por nuk ka specifikuar se kur ky proces do të kalojë ne Kuvend pasi, sipas tij, kjo takon kryeministrit. Hoxhaj ka folur edhe për reduktimin e qeverisë duke theksuar se ka vullnet brenda PDK-së qe numri i ministrive të zvogëlohet dhe kjo sipas tij ka gjasa të ndodhë brenda kësaj vere, ndonëse, ka theksuar, për këtë do te vendosin Mustafa dhe Veseli.
Sa i përket njohjeve Hoxhaj ka thënë se nuk do të lërë gur pa. lëvizur pasi njohjet janë jetike edhe për anëtarësimin e Kosovës ne organizatat ndërkombëtare për çka ka marrë mbështetjen e ambasadorit të Britanisë së Madhe.
O’Connell ka theksuar se pavarësisht zhvillimeve Britani e Madhe – BE, Kosova do ta vazhdojë ta ketë përkrahjen nga Londra.