Aktuale

Ambasadori amerikan takon komunitetet pakicë në Kosovë, tregon se çfarë biseduan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ka treguar se dje është takuar me drejtuesit e komunitetit pakicë në Kosovë.

Ai ka treguar se me ta ka diskutuar në lidhje me rëndësinë e përfshirjes së tyre në forcimin e demokracisë.

“U takuam dje me drejtuesit e komunitetit pakicë për të diskutuar rëndësinë e përfshirjes në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e identitetit të Kosovës si një shtet multi-etnik”, ka shkruar Kosnett.

the authorGazetaKNN