Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd flet pas arrestimit të Gjuriqit

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, deklaroi sonte se zhvillimet e sotme në Mitrovicë paraqesin një hap të madh mbrapa.

“Shpresoj se kokat e ftohta do të mundësojnë qetësimin e situatës. Nuk ka alternativë për dialogun dhe bashkëjetesën e qetë të të gjithë popujve në Ballkan”, shkruan diplomati amerikan në Twitter.

Marko Gjuriq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas kalimit ilegal nga Serbia në Kosovë.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar politikanë e ndërkombëtar. Deri tani, vetë kryeministri Haradinaj nuk ka folur.