Aktuale

Ambasadori amerikan interesohet për shëndetësinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Imet Rrahmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

 

Rrahmani ka biseduar me Delawie për rrjedhat në shëndetësinë kosovare, sigurimet shëndetësore  dhe angazhimet për reformimin e sistemit shëndetësor.

“Ministri dhe ambasadori po ashtu kanë diskutuar për impaktin pozitiv të investimeve private në shëndetësi, të cilat kanë rezultuar me fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit”, bën të ditur një komunikatë nga Ministria e Shëndetësisë.