Aktuale

Ambasadori amerikan flet për takimin që pati me Vjosa Osmani

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ështe deklaruar lidhur me takimin që zhvilloi sot me Kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në twitter, Kosnett ka bërë të ditur se me Osmanin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Amerikës dhe Kosovës.

”I kënaqur të takohem me Kryeparlamentaren Osmani për ta uruar atë për pozicionin e saj të ri dhe për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm amerikan me Kosovë”, është shprehur Kosnett.