Aktuale

Ambasadorët kërkojë qetësim të situatës në Maqedoni

Ambasadorët e disa vendeve evropiane gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur sonte në Shkup, dënuan dhunën e protestuesve në Parlamentin e Maqedonisë.

Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

“Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar, kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend”, deklaroi ambasadori suedez.