Aktuale

Ambasadorët e vendeve të Kuintit mblidhen te Thaçi, nuk dihet arsyeja e takimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas konferencës së fundvitit të tij, i ka takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, si dhe përfaqësuesen e BE-së.

Para rreth një ore, ambasadorët e shteteve të Kuintit janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, por zyrtarët për media të këtij institucioni nuk kanë lejuar që të xhirohen.

Ndërkaq nuk dihet asyeja e këtij takimi apo  nëse ky takim ka qenë thjesht takim i fundvitit të presidentit Thaçi me ambasadorët më të fuqishëm të vendeve perëndimore në Kosovë.

Ndryshe, presidenti Thaçi tash e disa ditë është duke i dërguar ftesë kryetarit të VV-së, Albin Kurti për mandatimin e formimit të Qeverisë së re, mirëpo i pari i VV-së i ka refuzuar tri të tilla.

Ndërkaq, një takim i tillë pritet të mbahet më 6 janar në zyrën e presidencës.