Delegacioni i Kosovës për negociata me Serbinë, që drejtohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka mësuar nga burimet e veta se ky takim do të nis pas një orë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Për këtë takim deri më tash nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar dhe nuk dihet se cilat janë arsyet dhe çfarë do të kenë për temë diskutimi.
Si do qoftë, FaktePlus mëson se pjesë e këtij takimi përveç drejtuesve Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, do të jenë edhe gjithë anëtarët e tjerë të Ekipit Negociator, që po përfaqësojnë Kosovën në Bruksel.