Organizata terroriste ISIS ka publikuar një listë me selitë diplomatike të Rusisë që do sulmojë në vende të ndryshme të botës.
Mediat britanike ‘The Sun’ dhe ‘DailyMail’ raportojnë se pjese e kësaj liste është edhe Ambasada Ruse në Shqipëri.
Lista PDF përfshinë edhe ambasadën e Rusisë në Kampala (Uganda), Teheran (Iran), Baku (Azerbaixhan), por edhe në shumë vende të tjera.
Lista e ambasadave ruse të rrezikuar nga organizata terroriste ISIS vjen vetëm pak ditë nga vrasje brutale që iu bë ambasadorit Rus në Turqi Andrey G. Karlov, i cili u vra nga një i ri, ish punonjës i policisë turke.
Në momentin që ai qëlloi mbi ambasadorin rus bërtiti: “Zoti është i madh” dhe “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë”
Pas kësaj ngjarje, ambasada ruse në Tiranë është blinduar nga policia, të cilët mbajnë nën vëzhgim 24 orë selinë e diplomacisë ruse në Shqipëri.
