Në Ambasadën amerikane në Beograd konsiderojnë se nuk ka nevojë që të punësuarit në qendrën humanitare serbe-ruse në Nish të marrin statusin diplomatik.
Ambasada e SHBA-ve i ka konfirmuar Tanjugut se përfaqësuesit e saj kanë vizituar qendrën në Nish me ftesë të udhëheqjes së saj, ndërsa ka sqaruar se kumtesa e lëshuar nga Qendra pas vizitës, nuk ka qenë e harmonizuar me Ambasadën amerikane dhe se nuk përmban qëndrimet e SHBA-ve.