Ambasada e Kanadasë në Kosovë ka organizuar orë letrare në Shkollën Amerikane në Kosovë, për studentët e gjuhës frënge, për të festuar kështu frankofoninë me rastin e 150 vjetorit të pavarësisë së Kanadasë.
Ambasada me këtë rast kishe sjell eksperten nga Quebeci, Evaine LaCalve, e cila u ka dhënë mësim rreth historisë dhe evolucionit të gjuhës frënge në Kanada, me shumë shembuj të mrekullueshëm se si gjuha frënge flitet sot në Quebec. /Zeri/