Ambasada amerikane në Shkup, ka dënuar dhunën e sotme në Parlamentin e Maqedonisë, të përdorur ndaj deputetëve të shumicës dhe gazetarëve.
“Fuqishëm e dënojmë dhunën në Parlament. Kjo nuk përputhet me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për zgjedhjen e ndryshimeve. Të gjitha partitë në mënyrë kritike t’i respektojnë proceset demokratike dhe ligjet dhe të përmbahen nga aksionet e dhunshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.
Po ashtu Ambasada amerikane kanë përshëndetur zgjedhjet e Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit dhe kanë shprehur gatishmëri për ta mbështetur atë./KosovaPress/