Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se që nga 5 janari i vitit që vjen do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare.
Sipas Ambasadës, deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet.
Ambasada Amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur t’i zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.
“Në të ardhmen, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/