Aktuale

Ambasada amerikane, lavdëron parqet kombëtare të Kosovës (Foto)

Ambasada amerikane në profilin e saj në facebook ka publikuar disa foto ku flet për bukurit natyrore të Kosovës.

#Kosova fakte interesante, a e dini se #Kosova është vendi i dytë në Evropë me përqindje të territorit të shpallur si Park Kombëtar?

Më shumë se 10% e territorit të Kosovës shpallet si Park Kombëtar. Gjatë 15 viteve të fundit, numri i vendeve të mbrojtura natyrore është rritur trefish. Dy parqet më të famshme kombëtare janë Sharri dhe Bjeshkët e Nemuna, me një sipërfaqe totale prej 115,957 ha (448 milje katrore). Parku Kombëtar i Sharrit renditet në mesin e gjashtë zonave me biodiversitetin më të pasur në Evropë, ndërsa Bjeshkët e Nemuna janë masat më karakteristike malore në Ballkan në aspektin e diversitetit të bimësisë dhe vegjetacionit, shkruan ambasada në profilin e saj në facebook. /Indeksonline/