Sot është ditë e veçantë për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman.
Modelja shqiptare, Almeda Abazi sot feston ditëlindjen e saj të 28-të, shkruan lajmi.net.
Mirëpo sot është ditë e veçantë edhe për një arsye tjetër pasi ajo dhe Tolga e kanë përvjetorin e tyre të tretë të martesës.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ajo e ka uruar bashkëshortin e saj ndërsa me disa Instastory i ka falënderuar të gjithë ata që çiftit u kanë shkruar fjalët më të mira.
13 shkurti do të mbetet gjithmonë si datë e shënuar për çiftin./Lajmi.net/