ShowBiz

Almeda dhe Tolgahan organizojnë festë për ditëlindjen e djalit

Dita e sotme është speciale në kalendarin e Almedës dhe Tolgës.

Djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman, Efehan, sot feston ditëlindjen e parë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, dyshja që nga mëngjesi kanë pranuar urime për djalin, ndërsa nuk munguan as dedikimet prekëse të tyre.

Edhe pse janë të vetizoluar në shtëpi, Almeda dhe Tolga kanë organizuar një festë në shtëpi, ndërsa pamjet i solli vet Almeda.

Oborri i shtëpisë së tyre ishte rregulluar sikur në skenat e filmave të animuar, ndërsa nuk mungonte torta për vogëlushin Efehan.

Një befasi të këndshme, çifti e morën nga motra e Almedës dhe partneri i saj, të cilët i dërguan një tortë për ditëlindjen e Efehanit. /Lajmi.net/