Aktuale

Alma Lama refuzoi të përgjigjet në pyetjet e Puhie Demakut në Komision

Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku dhe njëkohësisht anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, në një deklaratë për medie ka thënë se Alma Lama nuk është aspak e përgatitur për pozitën e Ambasadores.

Ajo ka treguar edhe se Lama ka refuzuar ti përgjigjet pyetjeve të saja gjatë intervistimit në Komision, me arsyetimin se kolegu i saj e ka ofenduar dhe Demaku nuk ka reaguar.

“Si anëtare e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, jam detyruar ta thyej praktiken qe kam respektuar deri me sot në intervistimet e kandidateve për ambasadore. Kjo si pasoje e sjelljes se zonjës Lama ne intervistë para komisionit.

Zonja Lama nen pretekstin se e paska ofenduar një koleg i imi dhe unë nuk paskam reaguar ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mia ne komision.

Unë personalisht jam bindur se ajo nuk është aspak e përgatitur për pozitën ne fjale dhe sjellja e sotme është dëshmi se zonjës Lama i mungojnë aftësitë bazike për te qene ambasadore.

Këto janë pyetjet e mia, e ne raport te komisionit do ta them po të njëjtën. Ky është kulmi i arrogancës”, thuhet në deklaratën e Demakut për media.