Sport

Allgeri, akuza të mëdha lojtarëve pas humbjes nga Lazio

Massimiliano Allegri e ka pranuar se Lazio e ka merituar Superkupën e Italisë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në Superkupën e Italisë ndaj Lazios, ku u mposhten 3:2.

Ai madje e pranoi se Lazio ka qenë skuadër më e mirë dhe e ka merituar trofeun.

“U treguam mendjelehtë, por Lazio e meritoi trofeun. Luajti më mirë dhe luftoi më shumë se ne. Për të paktën një orë nuk kemi luajtur futboll. Duhet të reflektojmë dhe të rikthehemi më këmbë në tokë”, tha Allegri pas ndeshjes.

Ai i ka porositur lojtarët që në ndeshjen ndaj Cagliarit në Serie A duhet të rikthehen te fitoja dhe të nisin sezonin në mënyrën më të mirë. /Express/