ShowBiz

Alketa bën postimin e pazakontë për Vera Grabockën! Ja çfarë i thotë…

Ato janë bërë një binom i vërtetë ku nuk mund të mendohet njëra pa tjetrën apo anasjelltas, të paktën në aspektin profesional.

Por mesa duket afërsia mes moderatores Alketa Vejsiu dhe regjisores Vera Grabocka është padyshim më e fortë se pjesa profesionale.

Ato janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës në udhëtime të ndryshme, evente apo edhe për të pirë një gotë birrë si në rastin e kësaj foto të publikuar nga Alketa në profilin e saj në Instagram.

“Me të vetmen Vera Grabocka”,-shkruan Alketa krahas fotos ku shfaqen mjaft të buzëqeshura dhe në formë.

Aktualisht Alketa dhe Vera janë duke bashkëpunuar në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”./Gazeta Express/