Aktuale

Aliu kërkon përsëritje të votimit e mocionit për shkarkimin e Rikallos

Deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu kërkon që të përsëritet votimi i mocionit për shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo.

Sipas tij, kjo pasi që nuk e kanë ditur se do të fillojë seanca pasi që nuk ka pasur zile.

Por kryesuesi i seancës Xhavit Haliti tha se votimi për mocionin e djeshëm nuk mund të përsëritet.

Dje deputetët nuk kanë mundur të votojnë mocionin e kërkuar nga LDK për shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo./KosovaPress/