Alisa dhe Melisa Grajçevci, janë dy vajza nga Prishtina, e para 8 vjeçare dhe tjera 6 vjeçare, të cilat modelimin e kanë për zemër.
Ato edhe pse në moshë shumë të vogël, e duan defilimin në pistat e modës, dhe për të përfituar sa më shumë njohuri në lëminë e modelimit, ato shkojnë në një kurs në njërën nga shkollat e kryeqytetit për t’u bërë modele.
Alisa dhe Melisa nuk përtojnë të defilojnë para kamerës së KosovaPress-it, si në shkollë ku mbanin orët e praktikimit, por edhe në një pistë të improvizuar në parkun e qytetit.
Vajzat e talentuara shpresojnë që një ditë të shkelin në skenat e mëdha të Parisit dhe Frankfurtit, për të prezantuar koleksionet e veshjeve, por edhe të realizojnë projekte të ndryshme në fushën e artit, pasi thonë që edhe këndimin e aktrimin e kanë ëndërr të jetës së tyre.
Me përkrahjen e familjes dhe talentit të vajzave në rritje, ato një ditë do të prezantojnë emrin e Kosovës në artin e mdotës, kur bukuria dhe talenti janë dy elementet kryesore që kërkohen, raporton KosovaPress.