Themeluesi i “Alibaba Group”, Jack Ma, ka paralajmëruar se do të fillojë lufta nëse SHBA-të do të vendosin të ndalin tregtinë.
“Por meraku nuk e e zgjidh problemin”, ka thënë Ma, i cili shtoi se “e vetmja gjë që Trump-i mund të bëjë, është të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe të dëshmojë se tregtia ndihmon njerëzit për të komunikuar. Ne duhet të kemi tregti të drejtë, transparente dhe gjithpërfshirëse”, ka thënë themeluesi i “Alibaba”.
Jack Ma është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, rreth një muaj më parë, ka thënë se do të ndihmojë në krijimin e një milionë vende pune në Amerikë.