Arsim & Kulturë

Ali Ahmeti uron Nexhat Dacin për zgjedhjen kryetar të ASHAK-ut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka uruar Nexhat Dacin me rastin e zgjedhjes kryetar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Me rastin e zgjedhjes tuaj, ndjej nevojë që të shpalos një kujtim të posaçëm rreth bujarisë tuaj për mbështetjen morale dhe materiale që na dhatë neve studentëve të vitit 1981 dhe sot ju shpreh mirënjohjen time për këtë veprim”, thuhet në urim.

“Njëkohësisht uroj edhe anëtarët e kryesisë së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës me dëshirat më të sinqerta për shëndet dhe suksese në kryerjen e detyrës”, theksohet në fund të urimit të Ahmetit../KosovaPress/