Aktuale

Ali Ahmeti nuk di ta bëjë shqiponjën, valltarit i plas gazi

lir Meta, Talat Xhaferi, Bujar Osmani dhe të tjerët pa problem e kanë bërë shqiponjën në manifestimin e sotëm që u mbajt në Shkup, kushtuar 110-vjetorit të Ditës së Alfabetit. Vështirësi për të bërë shqiponjën ka hasur vetëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kurse i ka ndihmuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Pas kësaj ngatërrese të Ahmetit, siç e shihni në foto, ka plasur gazi te valltari që është pas kryetarit të BDI-së.

Me sa duket, në fytyrën e tij vërehet edhe habia se si një patriot si Ali Ahmeti nuk mund ta bëjë shqiponjën.

the authorBurbuqe Metolli