Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka mirëpritur vizitën në Kosovë të nënkryetarit amerikan Joe Biden.
“Përshëndetje miq, më lejoni që të mirëpres vizitën historike në Kosovë të mikut të madh të kombit shqiptar dhe të rajonit në përgjithësi, z. Joe Biden, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon është i pazëvendësueshëm dhe shumë i çmuar, ndërsa kontributi i z. Biden në të gjitha këto përpjekje është i jashtëzakontë. Ne jemi mirënjohës për këtë kontribut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jemi të përkushtuar pa asnjë rezervë të vetme drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqërisë demokratike dhe integrimit të tërësishëm të vendeve të rajonit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, shkruan kreu i BDI-së në Facebook.