Rajon & Botë

Aleppo dikur ishte si Parisi

Pas pesë vjetëve luftë, njëri ndër qytetet më të mëdha siriane dhe më i prekuri nga lufta, Aleppo, është plotësisht i shkatërruar

Gruaja e vetme taksiste në këtë qytet, e cila ka humbur burrin dhe djalin e saj në luftë, shpreson se qyteti do të rindërtohet një ditë, transmeton Gazeta Express.

Para lufte, Aleppo ka qenë edhe më i bukur se Parisi, sipas një gruaje 52-vjeçare, e cila punon si taksiste, profesion ky i rrallë për gratë e botës arabe.

“Kur kam filluar, kam qenë e frikësuar, por përgjatë më shumë se pesë viteve, njerëzit kanë mësuar se një grua mund të bëjë çfarëdo pune. Por, ka qenë me të vërtetë e vështirë”, ka thënë ajo.

Kjo grua ka vozitur nëpër qytet dhe ka treguar për përballje konstante me bombardime dhe vdekje.

“Ne ende jetojmë, por këtë e bëjmë në mes të bombardimeve”, ka shtuar ajo.

Ajo tregon se Aleppo tani, është shumë larg nga bukuria dhe madhështia që ky qytet kishte para se të ndodhte lufta. /Express/