Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të pranojë detyrën nga ish ministri, Abelard Tahiri.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ceremonia e pranim-dorëzimi i detyrës do të mbahet në ora 13:00.
“Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet sot (e martë, më datë 04 shkurt 2020) në ora 13:00, në Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX.”, thuhet në komunikatë.