Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Kjo pas deklaratës së Fadil Lepajës i cili mohoi kategorikisht se kishte qenë pjesë e ndonjë structure të SHIK-ut, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq më herët në Kuvendin e Kosovës, Molliqaj kishte thënë se ishte pikërisht Lepaja ai i cili e kishte rekrutuar Konjufcën në SHIK.
“Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit!”, ka thënë ai. /Lajmi.net/