Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli në konferencë për media pasi Kuvendi votoi Qeverinë Hoti në krye me Avdullah Hotin.
Por derisa ai ishte duke thënë deklaratë para mediave, tek hyrja e presidencës u dëgjuan zërat e një aktivisti të Vetëvendosjes i cili thoshte “hajn” dhe “pronto”. E këto fjalë bënë që aktivisti të arrestohej nga Polica e Kosovës.
Për këtë reagoi Vetëvendosje. Por pa reaguar nuk mbeti as ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila vie nga kjo parti.
Arrestimin e aktivistit Haxhiu po e quan “kidnapim”. Tutje ajo përmes një shkrimi që bëri në profilin e saj ‘facebook’, ka deklaruar duke e quajtur regjim te riinstaluar i cili po udhëhiqet nga Thaçi, përcjellë FaktePlus.
“Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin. Kur sot tentojnë ta ndalin lirinë e shprehjes, nesër kush e di se çfarë bëjnë! Regjimi i riinstaluar i udhëhequr nga Thaçi, përmes dhunës ndaj qytetarëve po shpërfaq frikën e tij. Por s’ka asnjë dyshim sepse ky regjim nuk do pranohet nga qytetarët!”, ka shkruar Haxhiu.