Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku edhe ka rikonfirmuar miqësinë SHBA-Kosovë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se ish-sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Sipas Haradinajt, SHBA-të janë aleati ynë i përhershëm dhe se Kosova dhe populli i saj, është e bekuar që ka përkrahës një shtet siç është Amerika.
Postimi i plotë i Haradinjat pa ndërhyrje:
I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë!
Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!