Aktuale

“Albini s’u regjistrua, por në seancë merr pjesë”

Shkodran Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se megjithëse tre deputetë të zgjedhur të VV-së nuk janë regjistruar ende, ata mund të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka theksuar se si proces ai nuk është i paraparë me Kushtetutën e Kosovës, ndaj duke qenë krejt administrativ dhe i paafat, ai mund të përmbushet kur deputetët e vlerësojnë se kanë mundësi, por pa paraqitur ndonjë pengesë për ta.